ForumiPopullor
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ForumiPopullor

Forumi i Popullit Kombetar Shqiptar
 
ForumLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Shëndetësi-Dr. Avni Kryeziu, internist-reumatolog

Shko poshtë 
AutoriMesazh
rilindja




Numri i postimeve : 10
Join date : 08/12/2009
Age : 29
Location : Gjilan,Kosove

Shëndetësi-Dr. Avni Kryeziu, internist-reumatolog Empty
MesazhTitulli: Shëndetësi-Dr. Avni Kryeziu, internist-reumatolog   Shëndetësi-Dr. Avni Kryeziu, internist-reumatolog I_icon_minitimeTue Dec 08, 2009 11:54 am

Dr. Avni Kryeziu, internist-reumatolog
Nëse keni një shqetësim apo problem për të cilin mendoni se mund t’ju ndihmojnë këshillat e një profesionisti mund të na shkruani pa hezitim në adresën mjeku@telegrafi.com. Për çdo pyetje ne do të bashkëbisedojmë me mjekët dhe përgjigjet e tyre do t’i botojmë në ditët vijuese.
Dr. Avni Kryeziu,
internist-reumatolog
tel. 044 317 322
email: drakryeziu@hotmail.com

Internisti është Specialist i Mjekësisë Interne, lëmi kjo mjaft e rëndësishme dhe, pothuajse bazament i shkencave mjekësore, e cila merret me trajtimin e sëmundjeve të brendshme. Mjekësia Interne përfshin në vete 7 disiplina ose subspecialitete (kardiologjia, gastroenterologjia, hematologjia, endokrinologjia, nefrologjia, pulmologjia, reumatologjia), një ndër të cilat është pra edhe Reumatologjia.

Reumatologjia është disiplinë e re e Mjekësisë Interne, e cila studion sëmundjet reumatizmale përfshirë këtu artritet, fibrozitet, bursitet, ethet reumatike, sëmundjet sistemike të indit lidhor, disa gjendje klinike të quajtura parareumatike që shkaktohen nga sëmundje si ajo e sheqerit, sëmundjet malinje, sëmundjet e gjakut, sëmundjet e sistemit tretës si dhe çdo situatë klinike që shoqërohet me dhembje dhe ngurtësim. Sistemet dhe organet që atakohen më së shpeshti nga sëmundjet reumatike janë nyjet, muskujt, fasciet, kockat, tetivat, nervat, enët e gjakut, por edhe organet vitale të sëmundjet sistemike të indit lidhor si truri, zemra, veshkat, mushkëritë, etj.

Si përfundim mund të themi se internisti - reumatolog merret me studimin, diagnostikimin dhe mjekimin e sëmundjeve reumatizmale disa prej te cilave, i përmendëm më lartë.

Kam mpirje dhe ngërç të dorës së majtë, tre gishtat e fundit s’mundem t’i bashkoj. Ç’farë është kjo doktor

PËRGJIGJE:

Nga unazat e qafës, dalin rrënjët e nervave që e inervojnë dorën në tërë gjatësinë e saj1 deri te gishtërinjtë. Sikurse në regjionet tjera te boshtit kurrizor, edhe ne regjionin e qafës, mund të ndodhin patologji të shumta, një ndër të cilat është kompresioni ose shtypja e rrënjëve të nervave nga prolapsi i diskut ndërmjet unazor, edhe pse, kjo problematikë, në këtë, regjion është 100 herë më e pakët se sa në unazat e belit.
Në pyetjen tuaj, ju më keni dërguar të dhëna të pamjaftueshme për veten tuaj, siç është mosha dhe profesioni; të dhëna të cilat kanë shumë rëndësi në këto patologji. Sidoqoftë, me gjasë bëhet fjalë për lëndim ose komprimim të nervit që inervon atë pjesë të dorës (nervi ulnar), në nivel të rrënjëve e tij që dalin nga unazat e qafës ose kudo gjatë gjithë rrugës të cilën e përshkruan nervi. Ju duhet të bëni ekzaminimin e unazave të qafës për të parë gjendjen e tyre, si dhe ekzaminimin e nervave periferik të dorës (EMNG) dhe në bazë të rezultateve të fituara, të filloni mjekimin e duhur.


Përshëndetje i nderuari dr. Jam një 46 vjeçare, kam dhimbje të madhe të këmbës së majtë. Dhimbja fillon prej mesit, poshtë këmbës deri te pulpi. Mjeku me ka thënë se kam ishias dhe unaza 4L DHE 5L e kanë zënë nervin e këmbës.
Çka më preferoni ju?

PËRGJIGJE:

E nderuara zonjë. Në të shumtën e rasteve, dhembjet qe i keni përshkruar, janë si pasojë e një kompresioni të rrënjëve të fijeve nervore në nivel të unazave të belit e që në të shumtën e rasteve, vijnë si pasojë e një prolapsi të diskut ndërmjetunazor, ose siç e quani ju, e zënë e nervit. Varësisht nga intensiteti i dhembjes dhe elementet tjera që e përcjellin dhembjen, siç janë, mpirja, mosndjeshmëria etj, si dhe gjetjet radiologjike, varet edhe trajtimi i mëtejmë i kësaj patologjie. Së pari, ju duhet të bëni ekzaminimin korrekt (CT ose Rezonancë Magnetike) të unazave të belit. Pastaj, varësisht nga rezultati, bëhet edhe trajtimi. Nëse kemi të bëjmë me shtypje të avancuar të nervit nga disku ndërmjetunazor, duhet konsultuar neurokirurgu për intervenim kirurgjik, pasi ky është mjekimi i duhur në këto raste. Nëse nervi nuk është i atakuar në masë të madhe, mund ta mjekojmë në mënyrë konzervative, pra duhet pushim, mjekim me barna si dhe fizioterapi (ushtrime fizikale). Gjithsesi në të gjitha rastet me dhembje të tilla, duhet bërë regjim shtrati, përcjellë me mjekim me ilaçe derisa nuk vendoset për mjekim tjetër eventual.


Vajza ime është 4 vjeçe dhe vuan nga suspect artrit reumatoid.
Ç’duhet të bëj?

PËRGJIGJE:

Vajza juaj nuk vuan nga Arthriti reumatoid, sepse kjo sëmundje nuk atakon moshat e reja por moshat e rritura, mbi 16 vjeç. Me siguri, në rastin tuaj, është menduar për Arthritin Juvenil Idiopatik, që është sëmundje e moshave nën 16 vjet. Në pyetjen tuaj, ju keni cekur fjalën “suspect” që në gjuhën shqipe do të thotë “e dyshimtë”, dmth., diagnoza e sëmundjes te vajza juaj, nuk është vërtetuar. Për t’i hequr te gjitha dilemat në lidhje me këtë, ju këshilloj të kontaktoni me ndonjërin nga reumatologët në QKUK dhe në konsultim me të, të bëni ekzaminimet e nevojshme për ta diagnostikuar saktë vajzën tuaj dhe për të filluar sa më herët mjekimin adekuat, sepse sa më herët që bëhet diagnostikimi, aq më i suksesshëm do jetë mjekimi dhe prognoza e sëmundjes.


Përshëndetje i nderuari doktor. Kam dridhje të duarve, psh., kur të marr ndonjë send në dorë ose gotë uji. Po ashtu më dridhen edhe muskujt e këmbëve (jo kur eci) kur peshohem në njërën këmbë ose kur përkulem. Poashtu, nganjëherë kur takohem me këndo, ose aty ku ka shumë njerëz, më dridhet krejt trupi.
Ju lutem, më ndihmoni. Artani

PËRGJIGJE:
I nderuari zotëri Artan. Bazuar në të dhënat që i keni parashtruar ne pyetjen tuaj, mendoj që nuk bëhet fjalë për ndonjë problem reumatik. Me gjasë, këtu kemi të bëjmë me jo stabilitet psiko-motorik, andaj, ju këshilloj që ta vizitoni neorologun për të përjashtuar problemet eventuale organike dhe më pas psikiatrin, për të hulumtuar sferën psiko-emocionale tuajën.


Vajza ime ka ujë në gju. Është 4 vjeçe. Çfarë duhet të bëj?

PËRGJIGJE:

Pyetja juaj është mjaft e shkurtër dhe nuk keni dërguar të dhëna të mjaftueshme mbi gjendjen e përgjithshme shëndetësore të vajzës suaj.
Lëngu në gju mund të grumbullohet nga shkaqe të shumta patologjike, qofshin ato lokale, (infeksioni i gjurit, lëndimi, etj.), dhe sistemike (sëmundjet e ndryshme infektive, specifike, sëmundjet e gjakut, të indit lidhor etj.). Sidoqoftë, ju duhet të lajmëroheni te mjeku, të bëni analizat e nevojshme laboratorike, si Rtg. dhe ultrazërin e gjurit. Nëse është e nevojshme edhe analizën e lëngut që merret direkt nga gjuri i vajzës dhe në bazë të rezultateve, të bëhet mjekimi adekuat.


Problemi im është se nuk mund të eci për një kohë të gjatë, sepse kam një bllokim të kyçeve të këmbëve po ashtu edhe të duarve dhe nuk lëviz dot. Kjo më ndodh në momentet kur nuk kam ngrënë ushqim për disa orë. Ju falënderoj, shpresoj të marr një përgjigje nga ju.

PËRGJIGJE:

Përshëndetje. Mosngrënia e ushqimit për një kohë të gjatë tek personat me shëndet normal, në disa raste, mund të shoqërohet me disa simptoma si molisje dhe lodhje trupore, marramendje dhe dhembje koke dhe ne rastet ekstreme , deri edhe ne alivanosje. Kjo ndodh për shkakun se organizmi i njeriut si tërësi dhe organet në veçanti, për të funksionuar normal, kanë nevojë për materie ushqyese, gjë që, në rastet e mongrënies për një kohë të gjatë, ato janë në sasi të pamjaftueshme, dhe për pasojë, shfaqen simptomat e lartpërmendura. Ndër materiet ushqyese është glukoza (sheqeri ) në mungesë të së cilës është i ndjeshëm, sidomos sistemi nervor. Ankesat që ju i keni parashtruar në pyetjen tuaj, nuk mendoj se kanë të bëjnë me mosngrënien e ushqimit por është një koincidencë që ju e ndërlidhni mandej me mosngrënie.
Ju duhet të bëni analiza të nevojshme që të hulumtoni ndonjë vatër infeksioni eventual ne organizmin tuaj, gjë e cila mund te reflektojë me dhembje dhe shtangim në nyje e që në gjuhen mjekësore, ne e quajmë arthrit rektiv.


Doktor, një fëmijë 2 vjeç, a ka mundësi të ketë reumatizëm?

PËRGJIGJE:

Sëmundjet reumatike janë të shumta, të shpeshta dhe mund të atakojnë të gjitha moshat, andaj, si rrjedhojë, edhe femija 2 vjeç, mund të ketë reumatizëm.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shëndetësi-Dr. Avni Kryeziu, internist-reumatolog
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
ForumiPopullor :: Your first category :: Your first forum-
Kërce tek: